E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan nipi perlan 50 mije euro nga kasaforta e xhaxhait

ELBASAN - Nipi grabit 50 mije euro nga kasaforta e xhaxhait. Ngjarja ka ndodhur 3 dite me pare ne qytezen Belesh. Dje policia e ketij qyteti arrestoi Panajot Tafanin 18 vjec pasi akuzohet se i ka vjedhur xhaxhait D. Tafani 56 vjec 50 mije euro nga kasaforta qe ai mbante ne shtepi. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e te riut u gjenden 20 mije euro dhe 3 milion leke. Hetimet paraprake zbuluan se 18 vjecari ka shfrytezuar rastin kur xhaxhai nuk ndodhej ne banese dhe pasi ka hapur kasaforten me celes ka grabitur gjithe valuten qe ndodhej brenda saj. Kur eshte kthyer ne banese D. Tafani ka gjetur arken e boshatisur dhe menjehere pas kesaj ka njoftuar policine. Nga investigimet e metejshme dhe nga informacionet e marra nga policia ka rezultuar se autor i vjedhjes ishte nipi i tij 18 vjecar. D. Tafani eshte pronar i nje shoqerie transporti ne linjen Belesh-Greqi. Ende nuk dihet se si eshte shperdoruar shuma tjeter e te hollave. Hetuesit kane marre ne pyetje te riun per te zbardhur e grabitjes. Ndaj tij eshte ngritur akuza e vjedhjes.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›