E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, një hotel përfshihet nga flakët

Flakët nisën rreth orës 16:30 në një nga dhomat e hotelit që gjendet pranë teatrit “Skampa”. Nga të dhënat e para mësohet se në hotel po bëheshin punime, megjithatë shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe minimizojnë flakët. Nga raportimet e fundit mësohet se zjarri është vënë nën kontroll, duke mos paraqitur rrezik për banorët që jetojnë aty pranë dhe banesat. /Start/

                                                                                             2011-08-04 16:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›