Meta: Procesi integrues nuk mund te pengohet nga debati politik
Procesi i integrimit te vendit duhet te mbeshtetet ne vlerat me te mira te politikes dhe jo ne debatet qe behen pengese per zhvillimin e vendit. Kjo eshte deklarata qe ke bere dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate takimit te Komitetit Drejtues Kombetar te Levizjes Rinore per Integrim. Ai u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do te synoje nje perfaqesim me te madh, fale edhe mbeshtetjes se forumit rinor. "Forcimi i LRI-se do te thote forcim i LSI-se dhe kjo e fundit do te thote fuqizim i stabilitetit politik ne vend, pershpejtim i proceseve integruese ne vend, qe do te thote nje politike evropiane, nje politike me normale, nje politike e cila sjell nje perspektive konkrete per te gjithe, nje politike e cila nuk ka ne thelbin e saj konfliktin si nje menyre per te mbijetuar politikisht, por ka pikerisht ndertimin dhe integrimin si filozofi te saj. Kjo eshte ajo qe kerkojne edhe te gjithe te rinjte dhe te rejat e Shqiperise dhe ne kete te gjithe se bashku jam i sigurt se do t'ua ofrojme atyre edhe me shume ne te ardhmen", tha dje kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme, LSI-ja do te synoje nje perfaqesim me te madh ne keshillat bashkiake dhe komunale. Ai u shpreh se LSI-ja ka qene nje faktor i rendesishem per kurorezimin e fitores se "Aleances per Qytetarin" ne zgjedhjet e tete majit.