Elbasan numer i larte incidentesh ne te gjithe qarkun

Qarku i Elbasanit ka shenuar shume raste te incidenteve dhe te problemeve me fletet e votimit. Situata ka qene e tensionuar ndersa nuk kane munguar perplasjet mes komisionereve por edhe raste te ndryshme te tentativave per votim familjar. KQZ-ja beri te ditur bllokimin ne komunat Pishaj Paperr e Mollaj per shkak te shtypjes gabim te materialeve te votimit.
Cerrik probleme me materialet
Probleme me shperndarjen e bazes materiale. Sipas Dhimitraq Zografit koordinator i KQZ-se per Qarkun e Elbasanit per shkak te konflikteve mes komisionereve shperndarja e materialeve zgjedhore ka perfunduar pas ores 0200 te mengjesit. Problemet e para qe jane hasur kane lidhje me procedura teknike sic ishte mungesa e lapsit per bojen.
Elbasan nxirren armet ne nje qender votimi
Sipas Partise Socialiste te Elbasanit rreth ores 0900 te dites se zgjedhjeve ka pasur nxjerrje armesh ne nje qender votimi tek lagja Beqir Dardha
Pishaj bllokohet procesi
Bllokohet procesi ne komunen Pishaj Gramsh dhe komune Paperr Elbasan. Problemi eshte i njejte. Emrat e kandidateve nuk korrespondojne me siglen e koalicionit perkates. Ankesa per Pishajn u dergua ne KQZ nderkohe qe ne Paperr me konsensusin e dy kandidateve Shefqet Bullari dhe Gani Cani nepermjet nje akti noterial u lejua qe te vazhdoje procesi i votimit edhe pas ketij problemi te hasur ne fletet e votimit. Nderkohe komunes Pishaj nuk iu dha pergjigje dhe pritet qe aty te votohet ne javet ne vazhdim. Ne komunen Pishaj kandidojne 4 kandidate ku kryesoret jane Klodian Tace i Aleances per Qytetarin dhe Estref ekrezi i Aleances per te Ardhmen. Partia Socialiste e Gramshit lajmeroi se ne komunen Pishaj policia i ka bllokuar dokumentet automjeteve qe mbanin ne xhama posterat e kandidateve. Ata e kane cilesuar kete jo propagande por nje veprim te qellimshem te policise.
Incidente ne disa zona
Ne fshatin Gorisht te komunes Tregan procesi i votimit nuk nisi ne kohe pasi mungonin listat e zgjedhesve. Ato u zevendesuan ne kohe rekord
Ne Zavaline komisioni identifikoi dy kuti te thyera. U lajmerua KQZ dhe kutite u zevendesuan.
Librazhd probleme nga komisioneret
Ne fshatrat Sopot dhe Gaferr te komunes Stravaj ne rrethin e Librazhdit komisioneret e PD-se u larguan ndersa u kerkua nderhyrja e KZAZ-it per zevendesimin e tyre.
Ne fshatin ercan te komunes Hotolisht Partia Socialiste deklaroi se votuesve po u behej presion vecse po votohej hapur. Fillimisht votimi u pezullua dhe rifilloi pas konfliktit mes komisionereve.
Qerret kercenohen komisioneret
Partia Socialiste deklaroi se ne fshatin Qerret te komunes Labinot Mal komisioneret e PS-se u nxoren jashte nga policia nderkohe qe ne fshatin Bene u kercenua kryetari i komunes nepermjet telefonit.
Shales votim familjar
Ne komunen Shales ne qendren e votimit te fshatit Xibrake Partia Socialiste denoncoi faktin se nje simpatizant i PD-se ka hyre dhe ka dashur te votoje per te gjithe familjen. Kryetari i komisionit perfaqesues i PS-se ka reaguar duke mos e lejuar. Ky veprim ka sjelle edhe acarimin e votuesit qe ka tentuar te thyeje kutite e votimit. Nderkohe PD-ja nepermjet nje deklarate per shtyp e cilesoi kete ngjarje si mjaft te rende. Sipas saj ne qendren e votimit ne Xibrake komuna Shales kandidati socialist pasi ka ushtruar dhune verbale mbi komisioneret ka thyer kutite e votimit. KQZ-ja konfirmoi se kandidati Skender apja bashke me te birin dhe u zu me komisioneret dhe theu kutite.
Elbasan goditet votuesi
Ne ambjentet e shkolles Qamil Guranjaku qe sherben per dy qendra votimi eshte goditur nje votues. Sipas PD-se ne afersi te qendres se votimit te shkolles Qamil Guranjaku qytetari me inicialet K.ZH. eshte goditur me sende te forta nga nje grup mbeshtetesish te kandidatit socialist Qazim Sejdini. Por nderkohe policia e shtetit ka dale ne nje deklarate per mediat ku sqaron se ndiqet ne gjendje te lire personi qe ka goditur shtetasin e mesiperm. I.Dedja invalid e ka goditur me patericen e tij 34-vjecarin K. Zhidro. I.Dedja 38 vjec ishte i shoqeruar me vellane e tij shtetasin Mirjan Dedja 29 vjec. I demtuari u dergua ne Spitalin Kirurgjik Elbasan ku mori mjekimin e nevojshem. Ndaj dy shtetasve te mesiperm ka filluar procedim penal ne gjendje te lire per vepren penale Plagosje e lehte me dashje e kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 89 25 te Kodit Penal.
Policia Nuk pati probleme
Strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Elbasan dhe te Komisariateve pjese perberese e saj Elbasan Librazhd Peqin Gramsh jane angazhuar per kryerjen e detyrave dhe sherbimeve policore per ruajtjen e objekteve zgjedhore deri ne celjen e votimit garantimin e rendit dhe te qetesise publike gjate dites se votimit dhe shoqerimin e kutive te votimit me materialet e tjera zgjedhore nga QV-te per ne VNV si dhe parandalimin e veprimtarive kriminlae ne kete periudhe.
Me date 08.05.2011 rreth ores 07.15 jane dorezuar te gjitha QV qendrat e votimit nga punonjesit e policise te dislokuar me sherbim per ruajtjen e tyre ne KZAZ ku gjate dorezimit te tyre nuk eshte konstatuar asnje problem.
Rreth ores 0730 ka nisur procesi i votimit normalisht dhe pa probleme rrethin e Peqin.
Rreth ores 0740 ka nisur procesi i votimit ne rrethin Librazhdit.
Rreth ores 0750 ka nisur procesi i votimit ne rrethin e Elbasanit
Rreth ores 0800 ka nisur procesit i votimit ne rrethin e Gramshit procesi i votimit ka filluar normalisht dhe pa probleme.
Qe nga momenti i dorezimit te qendrave te votimit te gjithe punonjesit e policise te dislokuar me sherbim per ruajtjen e tyre jane larguar nga qendrat e votimit duke qendruar larg tyre me qellim nderhyrjen ne rast incidentesh te mundshme.
Ne qytetet dhe ne zonat rurale ne te gjithe qarkun e Elbasanit ne periudhen e fillimit te procesit te votimit ne afersi te qendrave te votimit apo ne rruge nuk ka patur asnje mjet apo force policie pervecse ne rastet e kerkeses se ndihmes nga komuniteti per probleme te ndryshme. Ne qarkun e Elbasanit gjate nates nuk eshte konstatuar asnje incident.
Luciano Boci Sot fitoi qytetaria elbasanase
Fluksi ka qene normal ka kaluar mbi 50 pjesemarrja. Kjo eshte merite e qytetareve te Elbasanit ne vecanti. Politika ka korrur fitoren me te madhe. Per fitoren e PD-se apo PS-se kete do ta shohim ne raundin e dyte. Por sot ka fituar qytetaria elbasanase
Bejtja PD shperndau para dhe bleu kartat e identitetit
Deputeti Ilir Bejtja deklaroi nga selia e PS-se se Partia Socialiste e Elbasanit ka prova per shperndarje parash ne zona te ndryshme te qytetit nga Partia Demokratike. Ne kemi dokumentuar me fotografi nje furgon me targa EL 0224 A qe ka shperndare para tek lagjja Vullnetari ne afersi te Prites. Nderkohe ne lagjen Beqir Dardha iu jane marre kartat e identitetit kundrejt pageses rreth 500 votuesve me ngjyre duke iu hequr atyre te drejten e votimit. Ai tha se presion eshte bere edhe ne qendra te tjera votimi por keto kane qene incidentet me te forta.
Deklarata dhe kunderdeklarata
Deklarata e PD-se mbi incidentet
Shtabi elektoral i qarkut Elbasan i Aleances per Qytetarin vlereson se dita e sotme e zgjedhjeve po shkon normalisht. Ne afersi te qendres se votimit te shkolles Qamil Guranjaku qytetari me inicialet K.ZH. eshte goditur me sende te forta nga nje grup mbeshtetesish te kandidatit socialist Qazim Sejdini. Ne si shtab elektoral presim qe policia e shtetit te zbardhe ngjarjen me vertetesi dhe te vere para ligjit autoret e saj. Ngjarje edhe me e rende ka ndodhur ne qendren e votimit ne Xibrake komuna Shales ku kandidati socialist pasi ka ushtruar dhune verbale mbi komisioneret ka thyer kutite e votimit. I bejme thirrje Partise Socialiste te vetepermbahet nderkohe qe ftojme qytetaret te shkojne te qete ne votime.
Qazim Sejdini
Me vjen keq qe per nje muaj rresht Partia Demokratike kerkoi ta kriminalizoje me zor fushaten. Edhe ne kete dite te fundit te njejten gje po ben. Ta harroje PD-ja e kushdo qofte tjeter edhe individe apo segmente te vecanta qe Qazim Sejdini dhe Partia Socialiste te kene lidhje me kete. Ngjarja e ndodhur prane shkolles Qamil Guranjaku absolutisht nuk ka lidhje me PS-ne dhe Qazim Sejdinin. Policia e shtetit e cila ka punuar dhe vazhdon te punoje mire qe i njeh autoret ta zbardhe ngjarjen ta publikoje ate. Nuk jane pjese e moralit tone ngjarje te kesaj natyre. Une ju garantoj qe ne as kemi qene e as do iniciojme situata te tilla.
Qarku Elbasan
50 njesi vendore 7 bashki 43 komuna
Bashkia Elbasan 96 qendra votimi 93 803 zgjedhes
Rrethi Elbasan 110 058 fshatrat dhe bashkite Cerrik Belsh
Gramsh 26 023 zgjedhes bashki dhe fshatra
Librazhdi 53 419 zgjedhes bashki dhe fshatra
Peqini 26534 bashki dhe fshatra
Totali ne shkalle qarku
559 qendra votimi 309 837 zgjedhes ne shkalle prefekture
Planizuar 600 efektive policie dhe 43 automjete
ZAZ 12 - Bashkia Elbasan 93 803 votues dhe 96 qendra votimi
ZAZ 13 - Ku perfshihen 2 bashkite e Cerrikut dhe Belshit si dhe 8 komuna si Gostime Fierxe Grekan Kajan Klos Molla Rrase Shales. Votues jane 55 156 dhe 91 qendra votimi
ZAZ 14 - Perfshihen 12 komuna Bradasheshi Funar Gjergjan Shirgjan Gjinar Tregan Labonot Mal Labinot Fushe Paperr Shushice Zavaline Gracen. Votues 54 902 qendra votimi 125
ZAZ 15 - Rrethi i Gramshit Bashkia Gramsh komunat Kodovjat Kukur Kushove Lenie Pishaj Porocan Skenderbegas Tunje Sult. Votues 167 062 qendra votimi 95
ZAZ 16 - Rrethi i Peqinit Bashkia Peqin komunat Gjocaj Karine Pajove Perparim Sheze votues 26 534 qendra votimi 54
ZAZ 17 - Rrethi i Librazhdit Bashkia Librazhd Bashkia Prrenjas komuna Hotolisht Orenje Lunik Stebleve Polis Qender Librazhd Qukes Rrajce Stravaj. Votues 53 419 qendra votimi 92