E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat mbi 90 e qendrave te hapura pas orarit zyrtar

Ndonese ora 1900 ishte percaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si afati perfundimtar i procesit te votimit ne Qarkun e Beratit ky proces ka vijuar ende dhe kjo per shkak se neper qendrat e votimit ka pasur ende qytetaret qe kane dashur te votojne.


Keshtu rreth ores 1900 vetem ne nje qender votimi nga 74 te tilla qe ka pasur qyteti i Beratit ka perfunduar procesi i votimit pasi ne te gjitha qendrat e tjera ky proces ka vijuar. Kryetari i Administrimit te Zgjedhjeve prane Bashkise se qytetit te Beratit konfirmoi se ne 73 qendra votimi nga 74 te tilla qe ka pasur ky qytet procesi ka vijuar pasi gati ne te gjitha qendrat e votimit ka pasur qytetare qe kane dashur te votojne.


Rritja e numrit te votuesve prane 74 qendrave te votimit ka ndodhur pas ores 1600 dhe ka vazhduar me ritme te larta deri ne afatin perfundimtar. Por per shkak se prane qendrave te votimit ka pasur ende qytetare qe kane dashur te votojne ato jane mbajtur hapur deri ne momentin qe prane qendrave te votimit nuk ka pasur asnje qytetar.


Pas oren 1930 prane Komisionit te Administrimit te Zgjedhjeve prane bashkise ka nisur procesi i mberritjes se kutive me bazen materiale nga qendrat e votimit. Ky proces ka vijuar me teper se dy ore dhe gjithe baza materiale eshte administruar tashme komisionereve ku do te nise tashme dhe procesi i votimit.


Ne bashkine e Beratit ishin te regjistruar 48 878 votues te cilet votuan ne 74 qendra votimi nderkohe qe shifrat per pjesemarrjen e votuesve eshte duke u perllogaritur nga ana e komisionereve te Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve.

Kucove

Procesi i i votimit ka perfunduar thuajse ne orarin zyrtar te parashikuar ne bashkine e Kucoves. Prane kesaj bashkie mesohet se procesi ka perfunduar ne oren 1900 dhe pas kesaj ore nisi dhe procesi i dergimit te bazes materiale nga qendrat e votimit prane KZAZ-se. Nga verifikimet e para mesohet se ne qytetin e Kucoves kane votuar rreth 9250 votues nga 23 182 zgjedhes te cilet votuan ne 25 qendra votimi.

Skrapar

Ne qytetin e Policanit procesi i votimit ka perfunduar rreth ores 1930 pasi ne disa qendra votime te bashkise se Policanit ka pasur ende qytetare qe kane dashur te votojne. Me pas ka nisur procesi i dergimit te bazes materiale nga qendrat e votimit. Ne orovode mesohet se nga 4 500 votues kane mare pjese ne procesin e votimit 3 000 zgjedhes.


Monitorim nga nderkombetaret

Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit deklaroi rreth ores 2130 se procesi i dergimit te materialeve zgjedhore nga qendrat e votimit drejt komisioneve te numerimit po ecen normalisht nuk eshte verejtur asnje incident nderkohe qe punonjesit e policise e kane monitoruar ate.

Prane bashkise se Beratit kane qene edhe perfaqesues te OSBE-ODHIR-it te cilet kane monitoruar kete proces dhe mesohet se do te hartojne shume shpejt nje raport te detajtuar mbi ecurine e proccsit te votimit.

Procesi i votimit ne Qarkun e Beratit nisi rreth ores 0700 dhe vijoi normalisht me perjashtim te dy qendrave te votimit ne bashkine e Beratit. Pas ores 1300 eshte vene re nje shtim i numrit te votuesve ne qendrat e votimit.

Ne Qarkun e Beratit votohen ne Bashkine e Beratit ku ishin ne dispozicion te votuesve 74 qendra votimi nderkohe qe jane 48 878 zgjedhes te regjistruar ne kete bashki te cilet votuan per dy kandidatet Fadil Nasufi i cili kerkon nje post te trete ne bashkine e Beratit dhe qe perfaqeson Partine Socialiste dhe Ilir Decolli qe perfaqeson Partine Demokratike.

Ne bashkine e Kucoves u votua ne 25 qendra votimi ku jane te regjistruar 23 182 zgjedhes. Probleme ne kete bashki u verejten vetem ne momentin e pare te hapjes se qendrave te votimit ku disa komisionere kane pasur probleme shendetesore dhe eshte kerkuar zevendesimi i tyre me te tjere.


Humbet vula ne lagjen Uznove

Ne lidhje me problemet ne lagjen Uznove te Beratit ku procesi nisi rreth 20 minuta me vonese per shkak te humbjes se vules reaguan strukturat e PD-se. Namir Lapardhaja ne nje konference per shtyp deklaroi se humbja e vules ishte e qellimshme nga ana e komisionerit te majte te kesaj qendre por qe gjithsesi menjehere pasi u mbajt nje procesverbal nga ana e Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve dhe procesi vijoi normalisht.


Probleme me fletet e votimit ne Otllak

Rreth ores 1200 kryetari i KZAZ-se ne Uren Vajgurore deklaroi se ne nje qender votimi te komunes Otllak nga 772 zgjedhes qe do te votonin mungonin 300 flete votimi te kandidateve. Prane kesaj komune kandidonin Durim Myftari i PD-se dhe Dalip Kanaci i PS-se. Nga ana e Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve u moren masat me hartimin e nje procesverbali cka ka bere qe prane qendrave te votimit te komunes te mberrijne fletet e votimit.


Mungese fletesh ne epan


Ne Skrapar rreth ores 1400 ne fshatin Zaberzan te komunes epan votimi eshte nderprere deri ne oren 1500 pasi kane munguar 102 flete votimi ndersa numerohen 170 votues. Procesi i votimit ka ecur normalisht ne bashkite e Policanit dhe orovodes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›