E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, parandalohet një vrasje

Policia e Elbasanit parandaloi sot në mbrëmje një vrasje në lagjen “Dyli Haxhire”. Forcat e rendit bënë të mundur sekuestrimin e një pistolete pasi një 25-vjeçar tentoi të vriste një djalë 18 vjeç.

Burime nga policia bënë me dije se 25-vjeçari me inicialet Xh.B është shpallur në kërkim ndërkohë që 18-vjeçari, Hyqmet Idrizi, nuk është lënduar.

Konflikti që degjeneroi në përdorimin e armës mendohet të ketë nisur nga një sherr banal i momentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›