E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja zbardh vendimin për Beqajn

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja. Deputetit socialist iu hoq mandati pasi përfitoi nga fondet publike gjatë kohës që ishte mandatar, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin. Ai përfitoi nga një tender i bashkisë së Durrësit. Beqja pretendon se ai nuk konsiderohet deputet për aq kohë sa opozita nuk kishte bërë betimin në Kuvend për shkak të bojkotimit.

Por, Gjykata Kushtetuese u shpreh se data e betimit shënon fillimin e ushtrimit të detyrës dhe jo mandatimin. Beqja është zgjedhur si deputet i Qarkut Shkodër.

Në vend të tij pritet të vijë Paulina Hoxha e cila aktualisht punon si pedagoge në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Hoxha pritet të marrë detyrën në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›