Elbasan, pas mitingut, Rama përshkon tunelin e sapo hapur
ELBASAN-Në mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan, Edi Rama vlerësoi se tuneli Tiranë-Elbasan është ndërtuar me paratë e popullit shqiptar dhe se do e përfundojë veprën madhore qeveria socialiste sapo të vijë në pushtet.
Në fund të mitingut në Elbasan, kreu i PS Edi Rama ka përshkruar pikërisht këtë tunel.
Efektivat e Njësisë Rrugore të autostradës më të re Elbasan – Tiranë kanë mësuar se kreu i opozitës përshkoi rrugën me tunel qe u inagurua, mëngjesin e së dielës nga kryeministri i vendit Sali Berisha.
Takimi elektoral në qendër të qytetit ka nisur në orën 20.00 dhe ka përfunduar rreth orës 21.00, ku më pas kreu i opozitës Edi Rama, këtë herë ka zgjedhur një mjet tip fuoristradë në ngjyrë të zezë, dhe me një shpejtësi marramendëse ka përshkuar rreth-rrotullimin që ndan rrugën e re me tunel me atë të Krrabës duke kaluar nga tuneli i sapo hapur dhe jo nga rruga e Krrabës.
Efektivat e Njësisë së superstradës e kanë konfirmuar zyrtarisht kalimin e kreut të opozitës nga rruga me tunel, lajm të cilin edhe ato e kanë mësuar vetëm pak minuta para se ky i fundit të përshkonte këtë aks të rri rrugor.
"Ndërsa pritej që Rama të kalonte me autobusin e fushatës elektorale, ai ka thyer rregullat duke kaluar me fuoristradë dhe me eskortën e tij nga rruga me tunel", cituan Efektivat e Njësisë së superstradës.
(News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hapet autostrada Tiranë-Elbasan, Berisha: Ëndrra u bë realitet, pres Blushin në PD PS mbyll fushatën në Elbasan, Rama: Më 23 Qershor do braktisim tunelin e Saliut FOTO: U hap sot autostrada Tiranë-Elbasan