E Diel, 1 Nëntor 2026

Durresi ne alarm shtohen siperfaqet e permbytura

Situata ne qarkun e Durresit vazhdon te jete e renduar per shkak te reshjeve te dendura te shiut qe kane rene pa pushim. Autoritetet paralajmerojne se siperfaqja e zonave te permbytura mund te shtohet.

Vecanerisht ne Vadardhe te Sukthit Rade te Manzes dhe Shkozet e Plazh lagje te tera ndodhen te izoluara nga uji. Shtepi dhe biznese gjenden nen uje ndersa nderhyrjet per thithjen e ujit me pompa jane te kufizuara per shkak te vendderdhjes se ujit te mbledhur.

Kanalet e ujerave jane te tejmbushura nderkohe qe ne Porto Romano dhe ne zonen e Plazhit hidrovori dhe stacioni i pompimit punojne me kapacitet te plote. Ne hidrovorin e Hamallajt furnizimi me tension te ulet shkakton probleme ne funksionimin e motopompave.

Shtabet e Emergjences qe funksionojne prane cdo njesie vendore jane vene te gjitha ne gadishmeri te plote duke monitoruar situaten po kuotat e larta te ujit ne kanale pengojne nderhyrjen ne to.

Disa nga digat e rezervuareve jane te rrezikuara dhe shperthimi i tyre do te ishte fatal pasi ndodhen prane zonave te banuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›