E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përplaset për vdekje një 3-vjecar

ELBASAN- Një fëmijë 3-vjecar është aksidentuar për vdekje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në lagjen Shën Koll të këtij qyteti. Burime të policisë bëjnë të ditur se 3-vjecari ishte duke ecur në njërën nga rrugët dytësore të lagjes, ndërsa është përplasur nga një automjet fuoristradë tip Toyota, që drejtohej nga Agim Gjorduni.

Përplasja ka qënë fatale për të miturin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Ndërkohë, po ditën e sotme në Elbasan një person është plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, A. Asllani është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka identifikuar autorët e saj, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur për arsye hetimore.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›