E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, autovetura aksidenton rëndë kalimtaren

FIER-Një 49-vjeçare nga lagja "Konferenca e Pezës" e qytetit të Fierit është aksidentuar rëndë dhe ndodhet në gjëndje kritike në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia lokale thanë se Safete Bregasi është goditur nga një autoveturë tip "Audi", e drejtuar nga Shkëlqim Hysenaj, ndërsa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Sipas burimeve të mësipërme, drejtuesi i mjetit, pasi e ka përplasur 49 vjeçaren Bregasi është larguar me shpejtësi. Ajo është përcjellë në spital me një tjetër mjet dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në reanimacionin e këtij spitali është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore. Më pas autori i aksidentit është vetëdorëzuar në polici.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›