Topi apel politikës: Jetojmë në epokën e ligjit, fund tensioneve
TIRANË- Menjëherë pas përfundimit të takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE, Presidenti Topi I bëri apel liderëve politikë të zbatojnë vetëm ligjin, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ligji është në themel të gjithckaje tha Topi, ne nuk jetojmë në epokën e paraligjit, u shpreh ai.
“Dëshiroj t’i falenderoj ambasadorët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në momentet e vështira politike që po kalon Shqipëria. Diskutuam për situatën që po kalon Shqipëria pas zgjedhjeve. Sikurse e ka edhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushteuese të bëra në 21 prill 2008 nga të dyja palët politike ne duam një përfundim sa më korrekt të procesit, ashtu sic ligji e parashikon Ne nuk jemi në epokën kur nuk kishte ligj. Pa paragjykuar askënd, nëse në vetëdijën e tij fshihen edhe elementë partiakë. Sot duhet t’i drejtohet vetëm ligjit”, deklaroi Topi.
Presidenti i vendit së bashku me ambasadorët Arvizu, Ëollfarth e Sequi shprehën edhe njëherë shqetësimin për tensionimin e situatës postzgjedhore dhe lëshuan një tjetër apel që të zvogëlohen emocionet politike, duke trajtuar cdo gjë sipas ligjit e Kushtetutës.
“I bëjmë thirrje të gjithëve t’i largohen cdo momenti me tension. Shprehim shqetësim për rritjen e emocioneve politike, liderët politikë t’i kthehen koshiencës civile, t’i trajtojnë gjërat sic thotë kushtetuta dhe ligji, të mos krijojnë asnjë situatë tensioni.
Topi deklaroi ndër të tjera se edhe anulimi i vizitës së Presidentit të KE, Barroso është një shans i vonuar për Shqipërinë.
“Ky ishte një shans ivonuar. Mosardhja e Barrosos në Shqipëri nuk është shenjë e mirë. Në Europë nuk shkojmë për disa politikanë shkojmë për të gjithë popullin shqiptar”, përfundoi Topi.
(m.a/BalkanWeb)