E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pickiminga gjarpëri shqetësimpër banorët

ELBASAN- Edhe këtë verë pickimet nga gjarpëri apo insektet e tjera helmuese janë kthyer në një problem shqetësuae për qarkun e Elbasanit ku janë konstatuar të paktën 10 raste të qytetarëve, të cilët kanë përfunduar në spital.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë qenë fëmijë që janë pickuar në zonat rurale ku edhe banojnë, por fatmirësisht janë paraqitur në kohë për të marë trajtimin mjekësor dhe gjendje e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekut Behar Gjevori duhet bërë kujdes që në rast pickimi qytetarët të shkojnë urgjentisht në spital, pasi rreziku për jetën në raste të tilla është i madh.

Më tej mjeku rekomandon që qytetarët të bëjnë kujdes duke mos ndërmarrë veprime vetëshpëtimi, pasi ato duhen bërë vetëm nga personeli i specializuar mjekësor.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në qarkun e Elbasanit numri i rasteve të shtuara nga pickimi i insekteve e gjarpërinjve është në rritje. Një rast mjaft i rëndë në Elbasan është regjistruar së fundmi, kur një burrë i pickuar nga grerëzat, për pak sa nuk rrezikoi jetën nga helmimi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›