Presidenti Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë
"Duke kujtuar këtë ditë të gëzuar feste për vendin tuaj, kam dëshirën të shpreh dhe ndjenjat e mia mbi mesazhin e jashtëzakonshëm që ajo përcjell, si dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale. Ky vullnet, si një nga vlerat më të çmuara të kombit Tuaj, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet", thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit të Kreut të shtetit shqiptar.
Presidenti Topi shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
"Shpreh vullnetin dhe bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe SHBA-së do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit", thuhet më tej në mesazhin e urimit të Presdentit Topi drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama.