Lazarat, në pranga kultivuesi më i madh i kanabisit
Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi se 44-vjeçari Pëllumb Bocia, lindur në Lazarat dhe banues në Gjirokastër, u arrestua pasi në ngarkim të tij gjykata e rrethit ka dhënë vendimin “arrest në burg” për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
“Bocia akuzohet si një nga eksponentët e organizimit në vite të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Lazaratit”, thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti burim bën të ditur se po punohet për hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 44-vjeçarit Bocia, si dhe shtetasve të tjerë, ndërkohë që policia po monitoron të gjithë territorin e vendit, me qëllim identifikimin e çdo zone ku mund të jetë kultivuar bimë narkotike.
Arrestimi i tw akuzuarit u bë i mundur pas një bashkëpunimi të strukturave të Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe strukturave vendore të Policisë së Qarkut Gjirokastër. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Bocia i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës.