E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagos ish bashkëshorten dhe kalimtaren

Një 30 vjeçarë ka tentuar të vrasë ish bashkëshorten e tij, por aksidentalisht ka plagosur një kalimtare të rastit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelg në qytetin e Elbasanit. Shtetasi Indrit Popa, pas një konflikti me ish gruan e tij, Luljeta Musta, ka tentuar të qëllojë fillimisht me thikë 27 vjeçaren, por nuk ja ka arritur qëllimit.

Pas këtij akti, Popa është drejtuar drejtë automjetit të tij, nga ku ka marrë një granatë dhe e ka hedhur pranë banesës ku jetonte ish bashkëshortja Musta, bashkë me dy fëmijët e tyre. Si pasojë e shpërthimit të granatës është plagosur një kalimtare e rastit. Shtetasja Safete Musta, 50 vjeç nga i njëjti fshat ndodhet në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që uniformat blu kanë vënë në pranga autorin e kësaj ngjarje dhe ka nisur proçedurat hetimore për veprën penale "Tentativë për vrasje". Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë rrethit gjyqësorë Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›