E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, pranga pesë shtetasve për vepra të ndryshme

Operacioni u ndërmor pas planit të ri të Policisë së Shtetit për të luftuar kriminalitetin.

Kështu, është arrestuar në flagrance i shtetasit J.N 17-vjeç banues në fshatin Buçimas-Pogradec si dhe shpallja në kërkim policor i shtetasit J.P 17-vjeç. Arrestimi i shtetasit me iniciale J.N u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij iu gjet një sasi prej 8.4 gram lënde narkotike të ngjashme me Cannabis Sattiva, sasi të cilën ky shtetas e ka marre prej shtetasit J.P ku më pas gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit janë gjetur një sasi bime narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva me peshë të përgjithshme 516.6 gram.

Gjithashtu, u arrestuar shtetasi Dorian Hysenllari 20-vjeç banues në Pogradec, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një sasi lende narkotike e ngjashme me Cannabis Sattiva prej 4 kg e 45 gram. Në pranga ra shtetasi Vladimir Agolli 50-vjeç, pasi në automjetin e tij tip kamion iu gjetën 50 elektromotorë me vlerë 4000 Euro të pa zhdoganuara.

Forcat e rendit arrestuan shtetasin Brian Syzo 20-vjeç, pasi gjatë kontrollit personal të bërë ndaj këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT së bashku me një krehër me 4 (katër) fishekë. Ndërkohë, u arrestua në flagrancë shtetasi Idajet Palla 45-vjeç banues në fshatin Memlisht të Rrethit Pogradec, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e tij, iu gjetën 51 kapsolla detonatorë si dhe një sasi prej 120 metër fitil zjarrpërcjellës./Start/S.Ll/

                                                                                             2011-01-15 15:13
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›