E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, konflikti, Hedh granatën në banesën e ish-gruas

ELBASAN- Një 30 vjecar nga fshati Gjyrale e Elbasanit ka tentuar të vrasë sot ish gruan e tij.

Policia thotë se konflikti mes Indrit Metës dhe ish gruas së tij kishin lindur për shkak të kujdestarisë së fëmijës së tyre.
Fillimisht 30 vjecari ka tentuar të godasë ish bashkëshorten me thikë, por më vonë ka shkuar tek automjeti i tij i parkuar pranë banesës dhe ka marrë një granatë për ta hedhur në shtypinë ku banonte ish bashkëshortja.

Nga shpërthimi është dëmtuar një kalimtare shtetasja S.M, vjec 50, i e cila në atë moment ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë ku zhvillohej konflikti. I lënduara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e shpejtë. Policia arreston autorin.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Elbasan,konflikti, hedh granatën në banesën e ish- gruas

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›