E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan plagoset me arme biznesmeni

ELBASAN-Nje 39- vjecar eshte plagosur me arme mbremjen e djeshme ne afersi te kryqezimit te Cerrikut ku ai administronte nje lokal me qera. Burime te policise bejne te ditur se Haki Pellumbi 39 vjec me banim ne lagjen lirimi ne Elbasan ka marre nje plumb ne kembe dhe ndodhet jasht rrezikut per jeten. Ngjarja sipas policise ka ndodhur ne afersi te lokalit te marre me qera nga 39- vjecari. Ende nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarje. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur gezhoja te nje pistolete. Sipas shefit te komisariatit Elbasan tashme jane identifikuar autoret dhe po punohet per kapjen e tyre. Per shkak te hetimit dhe shpalljes ne kerkim nuk behet i ditur identiteti i tyre. Paraprakisht mendohet se shkak eshte bere nje grindje e meparshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›