E Shtunë, 31 Tetor 2026

74 plumba Apeli liron tre gardistet e 21 janarit Nuk ka prova

TIRAN- Gjykata e Apelit ne Tirane vendosi dhe urdheroi lirimin e menjehershem nga qelia e paraburgimit te tre efektiveve te njesise speciale te Gardes se Republikes te njohur si pjesetaret e grupit te zjarrit me arsyetimin se nuk ka prova te mjaftueshme qe implikojne te dyshuarit ne vrasjen e kater demonstruesve dhe plagosjen e gjashte te tjereve me arme zjarri.


Ka qene treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj i cili pasi shqyrtoi ankimin e avokateve mbrojtes dhe degjoi pretendimet e perfaqesuesit te akuzes vendosi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare dhe lirimin e menjehershem te tre gardisteve Gazmend Ahmetaj Sadik elaj dhe Mark Nikolli. Sipas vendimit te djeshem edhe pse eshte provuar nga akt-ekspertimet e ndryshme se tre te dyshuarit kane qelluar ndaj tyre nuk ka prova konkrete qe implikojne ata ne vrasje dhe plagosje.


Vetem 18 dite me pare ishte Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet e kryesuar nga gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa qe vendosi izolimin e tre te dyshuarve Ahmetaj elaj dhe Nikolli ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor afat ky qe sipas vendimit qe Shekulli ka publikuar me 15 shkurt 2011 eshte i mjaftueshem per institucionin e akuzes te kryej ekspertimet balistike e krahasuese dhe kimiko-krahasuese te predhave te gjetura ne trupin e viktimave Faik Myrto dhe Aleks Nika.


Kane kaluar 18 dite nga ky vendim kohe gjate se ciles institucioni i akuzes nuk ka mundur te gjeje armen nga e cila kane gjetur vdekjen viktimat Myrto dhe Nika. Bazuar ne mungesen e kesaj ekspertize treshja gjykuese e Gjykates se Apelit vendosi te liroje nga qelia tre te dyshuarit duke caktuar ndaj tyre masen e sigurise detyrim per paraqitjeje ne organet e rendit nje here ne jave.


Vete te dyshuarit nuk kane folur para treshes gjykuese per akuzes duke i dhene te drejten avokateve te tyre mbrojtes ne parashtrimin e kerkesave per lirimin e tyre ne mungese te provave.


Nuk mund te izolohet nje person kur ndaj tij nuk ka prova materiale qe e implikon ne nje veper. Keshtu qe bazuar ne keto argumente kerkojme lirimin e klienteve tane-tha nder te tjera avokati Marash Ibraj para treshes gjykuese.


Kerkesat e avokateve mbrojtes i kundershtoi perfaqesuesi i akuzes i cili i kujtoi treshes gjykuese se gardistet Ahmetaj Nikolli dhe elaj sipas planit te masave ishin pjese e grupit te zjarrit dhe kane qelluar me arme zjarri pa nje urdher jashte rrethimit.


Kjo provohet nga fakti se ne kangjellat e kryeministrise ndodhen shenja te predhave qe kane kaluar ne nje distance te ulet nga toka. Nga analiza e armeve dhe gezhojat e gjetura brenda oborrit te kryeministrise eshte provuar se i dyshuari Ahmetaj ka qelluar 46 plumba luftarake i dyshuari Nikolli 18 plumba dhe elaj 10 plumba.


Edhe perkunder ketyre pretendimeve gjykata vendosi ti liroi tre gardistet. I vetmi qe tashme ndodhet ne qeli eshte i dyshuari Agim Llupo per te cilin prokuroria ka provuar se ka shkrepur 43 plumba luftarake njeri prej te cileve ka qelluar te ndjerin Ziver Veizi.


Hoffman Ose ka pasur urdher ose jane jashte kontrollit. Ne te dyja rastet mbahet pergjegjesi

Ne 21 janar se paku 74 plumba jane nxjerre nga armet e gardisteve te liruar dje. Analiza e armeve te tyre ka provuar se i dyshuari Ahmetaj ka qelluar 46 plumba i dyshuari Nikolli 18 plumba dhe elaj 10 plumba.


Dhe jane pikasur gjurme shpimi te shumta ne kangjellat e kryeministrise ne lartesi njeriu nje prove qe hedh poshte pretendimin e gardisteve se ata nuk kane qelluar ose kane qelluar vetem ne ajer. Mbeten vetem dy opsione Ose genjehet trashe ose me armet e gardisteve kane qelluar te tjere.


Ne nje analize Dr. Judith Hoffmann njohese e vendit ne saje te punes se saj ne Shqiperi dhe te kerkimeve te zhvilluara atje ne fushen e shkencave shoqerore thote per radion gjermane Deutcshe Welle Nese per nje demokraci perendimore eshte e perfytyrueshme qe pas nje bilanci tragjik me kater te vrare dhe shume te plagosur te mos regjistrohen doreheqje politike ne Shqiperi kjo eshte nje pyetje relativisht e veshtire. Rrethana qe ka pasur te vrare eshte tejet dramatike.


Krejtesisht e qarte eshte qe duhet te kete pasur nje urdher per te shtene. Perndryshe thuhet se nuk i ke nen kontroll njesite e tua policore perkatese kur papritur shtihet pa pasur nje urdher per kete veprim. Pra ka hierarki dhe struktura te urdhrit krejtesisht te qarta.


Prandaj eshte e domosdoshme qe kjo te sqarohet pra se cfare ndodhi saktesisht dhe duhet marre persiper pergjegjesi politike. Kjo me cdo kusht- thote Dr.Hoffman nje nga zerat e pakte te huaj qe flasin hapur per ate qe ndodhi ne 21 janari ne Tirane.



Lirimi i gardisteve PS Berisha dhe Basha pergjegjes per vrasjet e 21 janarit

Pas lirimit te tre gardisteve te akuzuar per vrasjet e 21 janarit nga Gjykata e Apelit ka reaguar Partia Socialiste.


Deputetja Shegushe Ligori ne nje konference per shtyp tha se personat pergjegjes per vrasjet e 21 janarit jane te lire por faji rendon mbi Sali Berishen edhe ministrin Basha dhe para gjyqit duhet te ishin ata. Me pas ajo theksoi se shqiptaret kerkojne drejtesi jo vetem per vrasjet e 21 janarit por edhe per vrasjet qe ndodhen ne Gerdec.


Tre gardistet te cilet gjate protestes se opozites me 21 janar akuzohen se kane qelluar kunder demonstruesve duke lene te vdekur kater prej tyre jane liruar sot nga burgu me vendim te Gjykates se Apelit. Trupi gjykues u shpreh se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per lenien ne burg te tyre ishte I pabazuar ne prova. Si rrjedhoje ajo vendosi lirimin e Gazmend Ahmetajt Mark Nikollit dhe Sadik eles.


Te tre personat ishin pjese e te ashtuquajturit grupi i zjarrit dhe ndodheshin ne qeli prej rreth 2 javesh pas caktimit te mases se sigurise arrest me burg me afat 30-ditor nga Gjykata e Tiranes.


Ky afat ishte njekohesisht koha qe iu dha prokurorise per te paraqitur prova te reja qe vertetonin fajesine e punonjesve te Gardes per vrasjen e kater demonstruesve.
Ne demonstraten e 21 janarit te organizuar nga opozita gjeten vdekjen nga plumbat e gardes Ziver Veizi Faik Myrtaj Hekuran Deda dhe Aleks Nika.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›