Elbasan, plagoset me armë një 45-vjecar
ELBASAN- Plagosje me armë zjarri në Elbasan. Një 45-vjecar i identifikuar si Artur Biba, ka mbetur i plagosur sot pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.
Sipas policisë së këtij qyteti 45-vjecari u qëllua nga një automjet, të cilin dyshohet se e kishte parakaluar me makinën e tij. Pas një grindje për parakalimin, Artur Biba është qëlluar me armë. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
I plagosuri është transportur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit.
(m.a/BalkanWeb)