INSTAT: Ndërtimi i mbërthyer nga kriza ka rënë me 22%
TIRANE- Përkeqësohet situata në sektorin e ndrëtimit. 22 % është rënia që ka pësuar kjo degë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010. Shifra e fundit e publikuar nga Instituti i Statistikave tregon për krizën që ka mbërthyer ndërtimin tashmë prej tre vjetësh. Rënie ka pësuar edhe sektori i posta-komunikacioneve.
“Sektori i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2010 shënoi një ulje me 22% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009 dhe 2.5% krahasuar me tremujorin paraardhës. Dega e post-komunikacionit pati një rënie prej 7.9% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009 dhe një rritje prej 3.7% krahasuar me tremujorin paraardhës.” shpjegoi Ledio Shahini, specialist i INSTAT.
Instituti i Statistikave ka konstatuar se në tremujorin e tretë 2010 ekonomia shqiptare u rrit me 4.6 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo si pasojë e ndikimit që kanë dhënë bujqësia, industria, transporti dhe dega e shërbimeve, të cilat kanë shënuar rritje.
(e.n/news24/BalkanWeb)