E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, policia parandalon një vrasje me armë zjarri

Shtetasit Endri Gupi dhe Fatos Gjeli tentuan të vrisnin me armë zjarri pronarin e një internet-kafeje në lagjen “11 nëntori”. Policia e njoftuar në kohë nga dëshmitarët për personat e armatosur, ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të tyre.

33-vjecari Endri Gupi mësohet se ka qëlluar me armë pranë lokalit, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Gjithcka ka nisur pas një zënke që autorët kanë zhvilluar mbrëmë me pronarin e internet-kafesë, i cili kishte paralajmëruar edhe policinë.

Të arrestuarit janë shoqëruar në polici, ku për do të merret edhe masa e arrestit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›