E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Topi i artë": Iniesta, Shnajder dhe Forlan, favoritë

Tre emrat kryesorë për fitim e trofeut të dhënë nga institucioni më i lartë i futbollit në botë kanë krijuar një diferencë të konsiderueshme me ndjekësit e tyre më të afërt dhe këtë favor ua jep preformanca e lartë e treguar prej tyre në botërorin afrikan.

Spanjolli Andres Iniesta shihet si favoriti kryesor pas shpalljes kampion bote me Spanjën por edhe për sezonin e mirë që ka zhvilluar me Barcelonën duke u shpallur si kampion i La Ligës.

Direkt pas tij renditet fantazisti holandez i Interit, Uezli Shnajder, pasi ka arritur të fitojë tre trofe me zikaltrit deri tani dhe është në garë për tre të tjerë me klubin italian.

Një tjetër avantazh që ka mesfushori holandez është se ka arritur të mbërrijë deri në finalen e botërorit të fundit afrikan.

Menjëherë në vendin e tretë renditet uruguajani Diego Forlan pas fitimit të trofeut të Ligës së Europës me ekipin spanjoll të Atletikos së Madridit.

Forlan shihet si kanditat i fortë edhe për 5 golat që shënoi në botëror me Uruguajin dhe për lojën e mirë që zhvilloi në Afrikën e Jugut duke u renditur si ekipi i katërt më i mirë i planetit.

Për të zgjedhur fituesin e “Topit të artë” për këtë edicion do të votojnë 624 personalitete të futbollit: 208 trajnerë, 208 kapitenë ekipesh kombëtare dhe 208 gazetarë.

çmimi i “ Topit të artë” edhe këtë vit do të jepet nga revista franceze “France Football” në bashkëpunim me FIFA-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›