E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, pranga 31-vjeçarit, iu gjet drogë dhe fishekë

Në pranga ra shtetasi Sami Petrit Shërmadhi, 31-vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Arrestimi i tij u be pasi, në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, u mor një informacion se shtetasi i mësipërm kishte me vete një sasi lendë narkotike. Pas një kontrolli në banesën e motrës së tij, ku 31-vjeçari jetonte, u gjet dhe u sekuestruan 23 copë qese farmaceutike të mbushura me material bimor me peshë 330 gr e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të Canabis Sativa.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe një thikë dhe 300 copë fishekë model 54, si dhe - 2(dy) qese citofoni paketash të mbushura me fare bime që dyshohet të jetë Canabis Sativa. Pas një kontrolli në banesën personale të këtij shtetasi, u gjet edhe një sasi prej 90.75 gr, fare bime Canabis Sativa, si dhe një sasi prej 75 cope fishekë model 54.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›