E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vdes në një aksident rrugor 19-vjeçari

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, 19-vjeçari Florian Palalaj, banor i fshatit Kosmaç, të komunës Bushat, ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një motoçikletë, që drejtohej nga 16- vjeçari Aldo Jaku. Mjeti në të cilën ato udhëtonin ka dalë nga rruga, duke dëmtuar dy personat që udhëtonin në të.

19- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa 16 vjeçari ka marrë plagë të lehta Një 19-vjeçar ka humbur sot jetën si rezultat i një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, 19-vjeçari Florian Palalaj, banor i fshatit Kosmaç, të komunës Bushat, rrethi Shkodër, ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një motoçikletë, që drejtohej nga 16- vjeçari Aldo Jaku.

Mjeti në të cilën ato udhëtonin ka dalë nga rruga, duke dëmtuar dy personat që udhëtonin në të. 19- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa 16 vjeçari ka marrë plagë të lehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›