E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga pesë personave për vjedhje të ndryshme

Nga një operacion nga Komisariati Nr.1 në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i B.M, 16 vjeç, banues në Tirane, Xh.K,15 vjeç, banesë në Tiranë dhe E.F, 13 vjec, banues në Tiranë i cili do të ndiqet në gjendje të lirë.

Këta të rinj akuzohen për vjedhjen e dy ompjuterave lap-top, në godinën e Qytetit Studenti, në pronësi të dy shtetasve si dhe vjedhjen e po një tjetër kompjuteri rreth një muaj më parë po në Qytetin Studenti.

Ndërkohë, mbrëmë është arrestuar edhe shtetasit në kërkim Gerald Artur Zeneli, 19-vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim me dt.11.01.2010, sepse Gjykata e Rrethit Durrës e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Sot është bërë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi pasi ka rezultuar nga akti i ekspertimit i kryer se dyshohet te jetë autor i vjedhjes së lokalit bar – kafe “Postrubi”, në rrugën “Irfan Tomini”.

Ndërkohë, ku person akuzohet edhe për disa vjedhje të tjera, të dyqaneve dhe minimarketeve në Tiranë. Po mbrëmë, është prangosur Kastriot Xhavit Likja, 20-vjeç, banues në Rrogozhinë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Kavajë me date .08.12.2009, ka urdhëruar ndalimin sepse është i dyshuar për veprën penale të vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›