Elbasan rrezohen ne perroin e Zaranikes

Vëlla e motër u mbyten ne perroin e Zaranikes ne Elbasan. Ngjarja aksidentale ndodhi pak pas mesditës se marte ne Elbasan.
Miranda Hashari 30 vjece u rrezua nga pakujdesia në përrua dhe i vëllai Agimi 32 vjec u hodh për ta shpëtuar.
Ata munden te dalin nga lumi pas ndihmes nga forcat e policise dhe zjarrfikëset, por nuk mbijetuan.
Gjatë transportit për në spital, për shkak të politraumës dhe asfiksisë humbi jetën Agim Hashari.
E motra e tij, Miranda, vdiq një ore pasi ishte futur ne reanimacion.
Në kete perpjekje shpetimi mbeti i lënduar edhe një polic i cili gjithashtu po merr ndihmen mjeksore.