E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshtiresohet zbardhja e vrasjes se kryekomisarit Lamaj

Zbardhja e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, për prokurorët e Krimeve të Rënda është vështirësuar nga mungesa e provave konkrete. Burimet e “ABC News” konfirmuan se në dosjen hetimore të vrasjes së 25 shkurtit ndodhen vetëm indicje që implikojnë të dyshuarin Arben Frroku. 
Kamerat e sigurisë së lokalit pranë vendit të ngjarjes, sipas prokurorisë, kanë filmuar vetëm viktimën në momentin e vrasjes dhe lëvizjeve që ai ka bërë pas breshërive të automatikut.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm 4 gëzhoja, ndërsa 5 të tjera janë gjetur tek këmbët e sediljes së shoferit të makinës së llojit BMË me të cilën mendohet se kanë ecur atentatorët.
Një kamer sigurie, pak minuta para atentatit, thonë prokurorët, ka filmuar makinën, brenda të cilëve ndodheshin tre persona, ku vetëm shoferi nuk ishte i maskuar. Ndërsa provat e tjera që mund të gjendeshin brenda në makinë, janë prishur nga zjarrfikësit, të cilët kanë fikur zjarrin me presion uji. 
Ndërkaq, ekspertët e policisë shkencore nuk kanë arritur të gjejnë mbetje baruti në pallton e të dyshuarit Frroku, që tashmë është I arrestuar në Selanik të Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›