Berisha Te vendosur dhe te interesuar per te ftuar numrin me te madh te vezhguesve
Kryeministri Berisha priti përfaqësuesit e Misionit të ODIHR për vlerësimin e nevojave para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë nënvizoi dhe njëherë qëndrimin e vendosur për të ftuar në Shqipëri numrin më të madh të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it .
“Qeveria shqiptare dhe Shqipëria mbeten thellësisht të vendosur dhe të interesuar për të ftuar në Shqipëri numrin më të madh të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare apo vendeve demokratike, për të vëzhguar zgjedhjet e 23 qershorit”, vuri në dukje Berisha.
Kryeministri Berisha e njohu zëvendësdrejtoren e Departamentit të Zgjedhjeve në OSBE/ODIHR, Nicola Schmidt me masat e fundit të ndërmarra përsa i përket rritjes së numrit të qendrave të numërimit.
Sipas tij, rritja e numrit të qendrave të numërimit përshpejton shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.
Njëkohësisht, Kryeministri Berisha informoi bashkëbiseduesit me dy projektet pilot që do zbatohen për herë të parë në Shqipëri sa i përket numërimit elektronik dhe kontrollit të kartave të identitetit, por edhe për kuadrin e përditësuar ligjor sa i përket financimit të partive politike gjatë fushatave elektorale, duke theksuar se fushata e ardhshme elektorale do të financohet tërësisht nga burimet e veta të partive politike dhe jo nga burimet publike.
Takimet në Tiranë
Misioni vlerësues i OSBE-OHDIR startoi sot takime me një bisedë me ministrin e Jashtëm, Edmond Panarit. Përfaqësuesit e këtij misioni do të vëzhgojnë dhe vlerësojnë më nga afër përgatitjet parazgjedhore dhe për këtë arsye deri më 14 mars do të vijojnë me takime me krerët e partive parlamentare dhe me organizatat e shoqërisë civile, që do të përfshihen në procesin e monitorimit të zgjedhjeve. Nga ana e tij, ministri Panariti tha se “ne presim edhe misione të tjera vëzhguesish siç është misioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe Këshillit të Evropës që janë të mirëpritur të bëhen pjesë e sistemit para dhe pas zgjedhor”. Nga ana e tyre përfaqësuesit e këtij misioni sqaruan se “qëllimi i vizitës është të njihemi me situatën dhe të dalim me konkluzionin nëse ndih duhet apo jo të dërgojë një mision vëzhgimi dhe në këtë kuadër ne po zhvillojmë një sërë takimesh me palët”. Sipas tyre, në përfundim të takimeve misioni do të dalë me një raport ku “do të përshkruhet se cilat ishin konstatimet tona në Shqipëri dhe përfundimin nëse do dërgojmë një mision vëzhgimi apo jo”.