E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rritet numri të papunëvembyllen qindra biznese

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO ELBASAN- Kriza ekonomike që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar mbylljen e qindra biznesesh, e për pasojë është rritur edhe numri i të papunëve. Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa thekson se aktivitetet e prekura nga kriza janë biznese të vogla dhe të mesme. Pasoja e kësaj situatë i ka shtuar listës së të papunëve edhe 200 persona.
 
Nga ana tjetër, tregtarët tregojnë se ka rënë fuqia blerëse, e për rrjedhojë edhe fitimi lë për të dëshiruar, cka sjell edhe falimentin e biznesit të tyre.
 
Alarm për mbyllje biznesh ka patur gjatë gjithë këtij viti në të gjithë vendin, po për shkak të krizës ekonomike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›