Viti i Ri, dhjetra persona në spital nga konsumimi i alkoolit dhe drogës
Sarandë- Ashtu si çdo vit edhe sivjet ka pasur dhjetra persona që kanë përfunduar në dyert e spitalit si pasojë e fetimeve të Vitit të Ri.
Në Sarandë dhjetra persona kanë përfunduar në spital si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit dhe lëndëve narkotike, ndërsa ka pasur edhe të plagosur. Sipas vetë mjekëve ka një rritje të komave të shkaktuara nga alkooli, ndërsa ka pasur një numër të lartë personash të plagosur me thika apo armë zjarri.
Ndërkohë në ditët e para të këtij viti numri i personave të sëmurë kronikë që para që paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë ka qenë i lartë gjithashtu e lidhur kjo me konsumin e tepërt të ushqimeve apo pijeve
Sipas statistikave ka pasur të lënduar edhe nga fishekzjarret, pra në mesnatën e 31 Janarit kanë marrë mjekim si pasojë e djegieve 50 persona. Por problematika ka pasur edhe tek vetë spitalet, pasi mungojnë dhjetra medikamente.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: