E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen 30 kilograme hashash

Ne nje kontroll rutine ne segmentin Elbasan-Peqin, policia ka mundur te kape rreth 29 kilograme lende narkotike hashash nderkohe eshte arrestuar edhe nje 22-vjecar nga fshati Pojan i Korces.

Eshte shpallur ne kerkim nje 32- vjecar qe mundi te largohej. Policia i kishte bere shenje nje automjeti te ndalonte por drejtuesi i tij eshte larguar me shpejtesi.

Pas ndjekjes nga policia automjeti eshte kapur ne fshatin Bradashesh dhe brenda tij ndodheshin 30 pako me lende narkotike hashash, gjithsej 29 kilogram.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›