E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësia, PS: Antikorrupsioni nis nga 'Familja'

Sot Kryeministri ka vazhduar me hipokrizinë e tij t'u thotë shqiptarëve se ai është i vendosur për ta kthyer shëndetësinë në prioritet të qeverisjes dhe për të luftuar korrupsionin në spitale.
Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë.
Sot, 4 vjet më pas, Berisha përsërit të njëjtin premtim, që nuk diti ta mbaj gjatë 4 viteve që lamë pas.
Spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij. E, kryeministri i ka duart e lidhura pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja.
Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e Familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderët disa milionëshe dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve, të rinj e të moshuar, që sot nuk arrijnë të gjejnë dot në shërbimin shëndetësor shqiptar ndihmën që kërkojnë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›