Ligji i gjendjes civile ankimohet në Kushtetuese

Kreu i Gjykatës së Sarandës Alltun Çela ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e gjëndjes civile.
Kjo nismë nga kreu i gjyktatës së Sarandës ka ardhur pas shqetësimeve të fundit në lidhje me ndryshimin e kombësisë së shtetasve shqiptarë duke i kthyer ata në grekë.
Sipas Çelës, ligji është antikushtetuese dhe në kundërshtim me konventën e Këshillit të Evropës.
“Kombësia nuk zgjidhet pa prova. Kam pezulluar çështjet për ndryshimin e kombësisë pasi krijoi probleme në Sarandë” theksoi Çela.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të shfuqizojë ato dispozita të ligjit që kanë të bëjnë me kombësinë.