Elbasan, shkon për të vjedhur skrap, vdes 18 vjeçari
ELBASAN- Një i ri humbi jetën aksidentalisht në periferi të qytetit të Elbasanit, ku kishte shkuar për të mbledhur skrap.
Sipas policisë së elbasanit, të shtunën, viktima Emanuel Mara, banor i fshatit Katund i Ri nga komuna e Bradasheshit, kishte shkuar afër ish uzinës 12-të në ambientet e ish Uzinës së kobaltit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, për të vjedhur skrap me qëllim rishtjen e tij.
Gjatë kohës që po nxitonte të vidhte skrap ka rënë aksidentalisht nga një sasi e madhe skrapi dhe si rezultat i përplasjes në tokë ka pësuar dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë. Fillimisht i riu është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit por duke qenë se gjendja e tij ishte mjaft kritike për jetën është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Fatkeqësisht, 18 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e kryeqytetit.
(s.g/NEWS24/balkanweb)