E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan shkrumbohet shtepia

Nje zjarr i papritur ka shkrumbuar nje banese duke rrezikuar seriozisht jeten e 6 personave dhe i ka lene ata ne qiell te hapur.

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem rreth ores 9 ne fshatin Qarret te komunes Labinot-Mal te rrethit te Elbasanit.
Shkak per kete eshte bere shkendija elektrike nga luhatjet e tensionit. Gjate momentit te zjarrit familjaret kane qene tee strehuar ne banese dhe nuk e kuptuan qe shtepia e tyre po digjej. Kane qene komshinjte ata qe i lajmeruan ne kohe dhe nxorren familjaret jashte shtepise qe ishte perfshire nga flaket duke shmangur keshtu nje tragjedi.
Flaket kane shkrumbuar te gjithe banesen duke shkaktuar deme te medha materiale dhe monetare. Ne banese ishte grumbulluar i gjithe dridhi vjetor dhe nje shume parash prej 150 mije leke te reja duke e bere te pamundur shuarjen e zjarrit ndonese ate kohe binte shi.
Aktualisht familja e prekur nga fatkeqesia natyrore eshte strehuar ne banesen e komshinjve por hapesira e vogel e ben te veshtire jetesen. Te prekurit kerkojne ndihme nga shteti dhe nga ndonje donator pasi tani nuk u ka mbetur asgje per te jetuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›