E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksi i qeverise 3 milion leke

Qeveria ka parashikuar per vitin e ardhshem shpenzime prej qindra miliona lekesh per luksin e zyrtareve te saj.

Ne buxhetin 2011 eshte percaktuar nje fond prej rreth 3 milion lekesh per rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve te godinave qeveritare. Ne top listen e klasifikimit persa i perket fondit te akorduar per keto tipe shpenzimesh qendron Ministria e Brendshme per te cilen jane percaktuar 13 milione leke per rikonstruksionin e nderteses se Ministrise dhe 10 milione leke te tjera per pajisje zyrash.

Klasifikimi vazhdon me Ministrine e Punes dhe ate te Shendetesise per te cilat jane parashikuar perkatesisht 38 dhe 361 milione leke investime. Me pak me hater ne kete liste shpenzimesh eshte mbajtur Ministria e Punes te ciles do i shkojne vetem 2 milione leke. Buxheti ka parashikuar gjithashtu qe me nje shume prej rreth 1.3 milione lekesh te ndertoje nje godine te re per Prokurorine e Pergjithshme dhe te rikonstruktoje ate ekzistuese.

Fondi i qeverise per rikonstruksionin dhe modernizimin e godinave qeveritare eshte edhe me i larte se fondi i akorduar per arsimin baze ate te mesem dhe ate te larte ku qveria ka dhene vetem 75 perdin te shumes krahasuar me keto shpenzime luksi. Edhe fondi i percaktuar per pagesat e papunesise ndihmen sociale dhe kompensimin e energjise eshte po vetem sa 2/3 e fondit te luksit te qeverise. Kryeministri Berisha e ka deklaruar disa here se ky eshte buxheti me i larte qe Shqiperia ka pasur ndonje here e sigurisht qe keto shpenzime per rehatin e qeveritareve kane ndikuar ne rritjen e ketij buxheti .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›