E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania e 4-t celulare Berisha Te kapim kohen e humbur

Tregu i komunikimit perben leven e Arkimedit qe vendi te kape kohen e humbur ndaj dhe qeveria ka vendosur te operoje me te gjithe potencialet e saj ne kete sektor deklaroi kryeministri.

Berisha u shpreh se inaugurimi i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe evropiane.

Kryeministri theksoi gjithashtu se ky inaugurim perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern per njeriun e qyteteruar.

Ne deklaruam 4 vjet me pare se do te sjellim Shqiperine ne moshen e internetit si mosha me e shpejte si mosha e te gjitha moshave. Por ne kohen e kesaj deklarate internet ne Shqiperi penetrimi i tij ishte nder me te ultit jo ne Evrope por ne planet ishte gjithsej 48 . Sot ne ne kete treg vendosemi per penetrimin e internetit me nje distance shume shume te vogel qe mund te mbyllet brenda ketij viti me penetrimin e internetit ne mesataren e Evropes. vijoi ai.

Ai nenvizoi se nga skajet e ketij vendi kjo distance eshte shkurtuar me 70 per qind. Ne deklaruam 4 vjet me pare se do te sjellim Shqiperine ne moshen e internetit por ne kohen e kesaj deklarate penetrimi i internetit ne Shqiperi ishte nder me te uletit jo ne Evrope por ne planet me 4.8 per qind shtoi Berisha. Aktualisht ne kete treg sipas Kryeministrit Shqiperia qendron me nje distance shume te vogel qe mund te reduktohet brenda ketij viti per sa i perket penetrimit te internetit ne mesataren e Evropes.

Duke vleresuar ekipin e perbashket te investitoreve Kryeministri shprehu besimin se ky operator do te shnderrohet ne me te mirin e te gjithe rrjeteve dhe te gjithe operatoreve ne hapesirat shqiptare./Saimir Lleshi/Start/

2010-11-27 1437

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›