E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, varrezat në oborret e banesave

ELBASAN- Shtimi i numrit të varrezave familjare në fshatin Selitë të komunës Mollas në Elbasan është kthyer në një problem serioz për pushtetin vendor. Prej disa vitesh hapja e varrezave familjare në këtë fshat është kthyer në një trend dhe deri tani në të gjitha lagjet janë evidentuar të paktën 25 varreza të reja.

Për arsye të ndryshme banorët kanë gjetur si zgjidhje varrimin e familjarëve në oborret e varrezave të tyre. Për ta frenuar këtë fenomen kreu i komunës së Mollasit ka organizuar një dëgjesë publike me të gjithë kryefamiljarët e fshatit Selitë, për t’i dhënë një zgjidhje cështjes së varrezave.

“Ne kemi planifikuar një fond për krijimin e një palë varrezave. Nga ju kërkojmë të hiqni varrezat që keni nga shtëpia”, tha kreu i komunës së Mollasit Agron Hysa.

Edhe pse nuk kanë munguar as debatet rreth propozimit mbi ndërtimin e dy varrezave të reja publike, është arritur në një akord mbi moslejimin e hapjes së varrezave familjare, të cilat po kapin një shifra rekord në një periudhë mjaft të shkurtër.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›