Superliga, Tirana merr kryesimin, Skënderbeu mundet nga Laçi
TIRANE- Janë luajtur tre ndeshjet e tjera të javës së katërt të Superligës, ku skuadrat vendase kanë fituar që të treja. Në Krujë, Kastrioti ka mposhtur 2-1 Vllazninë, duke arritur fitoren e dytë për këtë sezon. Krutanët këtë herë kanë treguar një lojë bindëse, madje kanë sulmuar edhe kur mbetën me 10 vetë, duke marrë kështu 3 pikë të arta. Jetmir Sefa gjeti golin e avantazhit në minutën e 29-të, ndërsa 3 minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Inkango e çoi takimin në 2-0. Turdiu doli me karton të kuq, ç’ka ndikoi që Vllaznia të merrte epërsinë. Shkodranët shkurtuan diferencën me anë të Vajushit, por me gjithë përpjekjet, nuk dolën dot me pikë nga Kruja.
Ndërkohë, Tirana ka marrë kryesimin e kampionatit, pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit në “Qemal Stafa”. Autogoli i Veliut dhe goli i Morinës, i dhanë 3 pikët skuadrës kryeqytetase, e cila konfirmohet si një nga pretendentet për fitimin e titullit.
Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu është mundur 2-1 në Laç. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shkurtoi rezultatin kapiteni i korçarëve Bledi Shkëmbi. Në stadium ka patur edhe protesta të shumta të tifozëve kundër regjistrimit të popullsisë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)