Vendola: Puglia luftoi cdo paragjykim për shqiptarët
TIRANE- Shqipëria për rajonin e Puglias është një pasuri, vëllazëri është gjithcka që kemi dashur të ndërtojmë. Kështu ka deklaruar për TV News24, Presidenti rajonit të Puglias Niki Vendola. Sipas tij Puglia dhe Shqipëria janë gjithnjë edhe më pranë.
“Ne ju kemi paraqitur fytyrën tjetër të Italisë. Puglia ka qënë Italia që jo vetëm nuk ka pasur frikë nga Shqipëria dhe shqiptarët, por ka luftuar cdo stereotip dhe cdo paragjykim, kundër cdo banalizmi dhe racizmi. E kemi parë Shqipërinë si një pjesë e jona, si një mundësi pasurimi kulturor e shpirtëror. Kemi imagjinuar se Mesdheu mund të jetë një qytetërim i madh, një ekonomi e madhe nëse arrijmë të pranojmë ndryshimet e shumta që ka si një marrëdhënie bashkëjetese”, tha ai.
Rajoni i Puglias ka qënë gjithnjë një partner i fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe nxitjen e bashkëpunimeve të mundshme, për ndërmarrjet dhe bizneset e ndryshme shqiptare, si edhe ato italiane.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vendola: Puglia luftoi cdo paragjykim për shqiptarët