Tafaj shpjegon ligjin e arsimit te larte

Ndryshimet per ligjin ne vitin 2007 thjesht saktesojne disa kapituj te tij. Me i rendesishmi eshte ai i diplomave por keto ndryshime ruajne strukturen e diplomave sic ka qene ne ligjin e 2007-es. Ndryshimi ka te beje vetem me emertimin e ndryshimeve dhe thjeshtezimin e skemes se diplomave eshte shprehur Tafaj.
Cikli i pare qe zgjat 3 vjet dhe kerkon 180 kredite perjashtuar 4-5 dege quhen studime te integruara emertimi eshte bachelor. Cikli i dyte eshte nje cikel qe ndertohet mbi bazen e te parit dhe ka vetem dy degezime masteri profesional dhe ai shkencor. Pas bachelor secili ka mundesi te studioje per nje master profesional per nje periudhe nje deri ne nje vit e gjysme per te studiuar ne nje forme te ngushte. Degezimi tjeter eshte i masterit te shkencave. Ky master zgjat dy vjet dhe ka 120 kredite eshte me shume i orientuar ne kerkimin shkencor dhe vlen per kandidatet qe shohin si prespektive edhe nje karriere akademike por edhe ata qe synojne me shume te formohen me shume teorikisht. Cikli i trete jane studimet e doktorates qe nuk kane pesuar asnje ndryshim shpjegoi Tafaj.
E reja tjeter eshte gjuha e huaj ajo angleze e vleresuar permes nje testi internacional shtoi ministri.
Ai theksoi se te gjithe studentet qe jane ne proces studimi do te diplomohen me titujt e parashikuar ne ligjin e ri per arsimin e larte.
Te gjithe studentet qe kane filluar studimet do te vazhdojne me skemen qe kane nisur vetem se do te marrin emertimin me titullin e ri. Ata qe vazhdojne DND do te diplomohen ne master te shkencave apo ata qe vazhdojne masterin e pare do te diplomohen per master profesional. Keta nuk do ti detyrohen kerkeses se gjuhes se huaj tha Tafaj.
Duke shpjeguar vleren e diplomes bachelor per tregun e punes ministri tha se ajo eshte diplome universitare qe te jep mundesine te punesohesh por posti i punes nuk eshte i atij niveli qe kerkon nje me master apo nje me doktorate pohoi kreu i arsimit.
Sipas tij masteri i nivelit te dyte do te quhet i tille por nuk do te ofrohet me. Ai do te konsiderohet si nje studim pas masterit.
Diplomat e vjetra kater vjecare sipas ministrit nga ana ligjore do te jene te njevlefshme me masterin shkencor.
Ligji i njeh njesoj diplomat kater vjecare me ato me master por sigurisht qe eshte tregu i punes qe ben diferenca. Por ne administraten shteterore nga ana ligjore te diplomuarit me keto lloj diplomash jane te gjithe te njejte theksoi Tafaj.