Elbasan, vdes një punonjësi KURUM-it
ELBASAN - Gjen vdekjen një punonjës i KURUM-it. Viktima ishte një punonjës i furrnaltës, e cila merrej me shkrirjen e çelikut në Metalurgjikun e Elbasanit, që tashmë menaxhohet nga firma turke.
Viktima është djegur tek furrat e shkrirjes së çelikut dhe dyshimet paraprake janë se gjatë përpunimit të materialeve ka shpërthyer një granatë.
Viktima quhet Gjergji Boduri, rreth 35 vjeç, punonjës shqiptar, trupi i të cilit është çuar në morgun e qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)