Edinson Kavani, shumë pranë kalimit te Çelsi
Edinson Kavani dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje. “El Matador” do të marrë nga 8.5 milionë euro në vit gjatë pesë viteve të kontratës, me kusht që blutë të gjejnë marrëveshjen e duhur me Napolin.
Pikërisht për këtë arsye, uruguajani do të donte për të folur ballë për ballë me presidentin De Laurentis, për ta bindur atë ta ulë klauzolën e lirimit prej 63 milionë euro.
Asnjë sinjal nuk ka ardhur nga Real Madridi, ndoshta ngaqë klubi i mirënjohur spanjoll e ka fokusua vëmendjen te bashkatdhetari i Kavanit, Luis Suarez. Ndarja mes Kavanit dhe Napolit është tani një çështje faktike, pavarësisht presioneve të Benitezit dhe “grushtit të hekurt” të De Laurentis.
Klima rreth “El Matador” në qytet është e padurueshme, ndaj këtë javë është arritur një marrëveshje në parim midis lojtarit dhe Çelsit për të luajtur pesë vitet e ardhshme në Londër, nën drejtimin e Mourinjos.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)