Kupa e Konfederatave, nesër në 24:00 finalja Brazil-Spanjë
BRAZIL - Futbolli nesër do të përjetojë një nga sfidat më të shumëpritura, finalen e Kupës së Konfederatave, Brazil-Spanjë. Këta ekipe nuk përplaseshin mes tyre prej 8 vitesh, ndërsa kjo finale vjen në një moment kyç për të kombëtaret. Spanja vjen në këtë finale si kampionia në fuqi e Botës dhe e Europës, ndërsa Brazili luan në shtëpinë e tij dhe kërkon pikërisht ringritjen nga kjo sfidë, për të sfiduar pastaj këdo një vit më pas, në Kupën e Botës, që zhvillohet po në Brazil.
Të dy ekipet kanë ardhur në këtë finale me nga 4 fitore. Brazili ka mundur në grup Japoninë, Meksikën dhe Italinë, ndërsa në gjysmëfinale mundi Uruguajin. Nga ana tjetër, Spanja fitoi fillimisht me Uruguajin, pastaj me Tahitin, Nigerinë, për të vuajtur jo pak në gjysmëfinale me Italinë, ku vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave arrin të dalë në finale.
Megjithë protestat e vazhdueshme, krerët e Kupës së Konfederatave kanë lejuar vijimin e këtij kompeticioni. Finalja Brazil-Spanjë do të luhet në orën 24:00, pra në mesnatë, duke ngjallur interes në mbarë globin, pasi përballë janë 5 herë kampionët e botës me ekipin më të mirë të botës për momentin.
Cili do të fitojë? Këtë asnjë nuk është në gjendje ta thotë me saktësi, por vetëm një gjë është e sigurt, spektakli është i garantuar.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)