Elbasan, vetëvaret pacienti i spitali psikiatrik, policia nis hetimet
ELBASAN- Një pacient i Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në qytetin e Elbasanit i ka dhënë fund jetës gjatë natës së të dielës në ambientet e këtij spitali duke u vetëvarur.
46 vjeçari Resmi Arapi nga Lushnja i shtruar për të dytën herë në këtë spital i ka shpëtuar vëmendjes së personelit mjekësor duke u vetëvarur me çarçafin e tij në tualetin e pavionit.
Në momentin që në pavionin Nr.7 është vënë re mungesa e 46 vjecarit ka qenë shumë vonë për t’i shpëtuar jetën. Ai u gjet nga personeli mjekësor tashmë pa jetë.
Drejtori i spitalit Kamber Balla ka pezulluar nga detyra kujdestarin e turnit, ndërkohë që organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se hetimet janë duke u përqëndruar në sigurinë brenda ambienteve të këtij spitali dhe përgjegjësinë e personelit lidhur me ngjarjen.
(m.a/ata/BalkanWeb)