E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbarimi tenton t’i nxjerrë nga banesa, familjarët kërcënojnë: Do vetëdigjemi

TIRANE-Përplasje mes Përmbaruesve Privat dhe familjarëve, të cilët nuk pranojnë të lirojnë banesat me qëllim kthimin e tyre pronarëve. 

Konflikti i rradhës ka ndodhur tek një godinë pranë “Shkollës së Kuqe”, ku në momentin që Përmbarimi ka nisur të zbatojë urdhërin për lirimin e godinës, familjarët përveç kundërshtisë për të mos dalë, kanë kërcënuar se më mirë pranojnë ti vënë flakën vetes dhe fëmijëve përpara se të lirojnë shtëpitë. 4 gra bashkë me fëmijët e tyre janë ngjitur mbi banesëm 1 katëshe dhe kanë kërcënuar me jetë, ndërkohë forca të shumta policie dhe përmbaruesit prisnin të zbatonin vendimin e gjykatës. 

Njëri nga banorët për mikrofonin e News 24, shprehet se shtëpinë e ka ndërtuar vetë, që në vitin 1992, dhe se ndërtesa e pronarit është një tjetër dhe jo kjo ku Përmbarimi kërkon ta boshatisë. 

PRONARI: UNË JAM ME QERA PËR VETE
Gëzim Topalli, një nga pronarët godinës pranë ‘Shkollës së Kuqe”, ku 4 gra bashkë me 4 fëmijët e tyre kërcënojnë me jetë nëse Përmbarimi i nxjerr nga banesa, kërkon ekzekutimin e vendimit teksa shtojnë se ai ka certifikatën që objekti është i tij. Topalli i lë familjeve 10 ditë afat që të largohen, pasi dhe ai jeton me qera.

“Një nga pronarët e kësaj shtëpie se është objekt bisede. Me certifikatë pronësie. Me vendim për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Objekti dhe trualli. Ky është ndërtim pa leje që kanë bërë zotërinjtë, por una dua që të më lirohet prona. Unë jetoj me qera dhe nuk me duket e drejtë që këto jetojnë në shtëpinë time”, u shpreh Topalli.

“Unë jam në rrugë të madhe për vete po kush t’ia paguajë. Nuk jam kujtuar vonë kam 5 muaj që i toleroj. Unë toleroj 10 deri 15 ditë për shpirtgjerësi. Vendimi është për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit”, u shpreh pronari.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›