Kosovë, mbyllet përkohësisht shpella e Gadimës
PRISHTINË-Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, mori sot vendim për mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve në Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë, Shpellës së Gadimës, në komunën e Lipjanit, për një afat të arsyeshëm kohor.
Në ministri theksojnë se vendimi u mor për shkak të veprimtarive të palejuara që po rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e kësaj pasurie kombëtare. Mbyllja e përkohshme u vendos si masë e përgjithshme për mbrojtjen e monumentit.
Përgjatë kësaj kohe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të themelojë Drejtorinë për Administrimin e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë, që do të ushtrojë veprimtarinë në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.
(d.b/BalkanWeb)