Elbasan vetura perplas makinen e policise

Arkiv Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit, ku një veturë me shpejtësi ka goditur një makinë policie.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur tek stacioni i trenit të qytetit dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se vetura e përplasur është e tipit “Benz” me targë “SHK 7430 C”, ndërkohë që identiteti i të plagosurve nuk dihet ende.
Burimet shtojnë se dyshimet e para janë që përplasja të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të Aksidente rrugoreAksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura Aksident rrugor në Kukës, një i vdekurLezhë, aksidentet, dy viktima cilën po ecte vetura civile.
Ndër aksidentet më të rënda rrugore të ndodhura së fundmi në vend ka qenë ai i mbrëmjes së të dielës në Tiranë, kur dy mjete u përplasën ballë për ballë.
Mjetet e përplasura ishin një makinë e tipit “Mini Cooper” me targa italiane, që u godit me forcë nga një “BMW X6” me targa greke.
Për pasojë në vendngjarje u regjistruan tre të plagosur, dy vajza dhe një djalë. Njëra prej vajzave, Brunilda Pinderi, 27 vjec, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në spital.
Ndërsa drejtuesi mjetit “BMW X6”, shtetasi Ledio Ruci, djali i deputetit Gramoz Ruci, shpëtoi pa dëmtime falë jastëkëve të ajrit që e kanë mbrojtur.
Ngjarja e frikshme shokoi kalimtarët. Pas përplasjes automjeti “BMW X6” me targa greke goditi me forcë një kolonë përtej trotuarit, e cila ndaloi kështu futjen e automjetit brenda një lokali Fast Food ku ndodheshin shumë persona.
Po ditën e diel, nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të urës së ish-Uzinës së Bakrit.
Në aksident u përfshinë një “Benz” me targa të Tiranës, një furgon dhe një kamioncinë me targa të Kosovës. Policia njoftoi se nga përplasja humbi jetën shtetasi Nail Truma, 55 vjec, nga Shkodra.
I plagosur mbeti drejtuesi i furgonit, si edhe 8 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shkak i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla e dendur dhe shpejtësia e madhe e mjeteve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, qetësohet situata tek ish-Kombinati
Ka marrë fund makthi i shpërthimeve dhe zjarrit masiv që përfshiu një magazinë me fishekzjarre në zonën tek ish-Kombinati. Durrës, vritet armë 40-vjecari
Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Humbën jetën në kampet naziste
Ashtu si cdo 20 nëntor edhe këtë vit janë përkujtuar në Durrës të rinjtë që u internuan në Mathauzen dhe kampet e tjera të përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
10 kilogramë marijuanë u sekuestruan ditën e dielë, pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.
Tjetër krim i rëndë në familje
Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar të shtunën në vend, këtë herë në qarkun e Tiranës.
Lajmet kryesore
Tiranë, qetësohet situata tek ish-Kombinati
Bie ndjeshëm intensiteti i zjarrit
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Biznesi, pa para edhe në 2012-ën
Vendi drejt krizës energjitike
Festa e Pavarësisë në Britani